Borell reagon për krimin monstruoz në Gllogjan: Përgjegjësit të gjenden e të sillen para drejtësisë

Borell reagon për krimin monstruoz në Gllogjan: Përgjegjësit të gjenden e të sillen para drejtësisë

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka reaguar pas krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan, ku mbetën të vrarë 3 persona mes tyre dy nxënës.

Borell ka shkruar se ndihet i trishtuar nga sulmi dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të neveritshëm. Qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente pikëlluese. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtim në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borell./Aleanca.press/