Britania shpall gjendjen e thatësirës në disa pjesë të vendit

Britania shpall gjendjen e thatësirës në disa pjesë të vendit

Qeveria britanike njoftoi sot se pjesë të Anglisë jugore, qendrore dhe lindore janë vendosur zyrtarisht në një gjendje thatësire pas një periudhe të zgjatur moti të nxehtë dhe të thatë.

Të gjitha kompanitë e ujit na kanë siguruar se furnizimet thelbësore janë ende të sigurta,” tha në një deklaratë Ministri i Burimeve Ujore, Steve Dumble.

“Ne jemi më të përgatitur se kurrë për periudha të motit të thatë, por do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën, duke përfshirë ndikimin në fermerët dhe mjedisin, dhe të ndërmarrim veprime të mëtejshme sipas nevojës.”

Qytetarët dhe bizneset në zonat e goditura nga thatësira duhet të jenë “shumë të vetëdijshëm për presionet mbi burimet ujore” dhe të përdorin ujin me mençuri, tha Agjencia e Mjedisit e vendit.

Kompanitë e ujit duhet të veprojnë për të reduktuar sa më shpejt rrjedhjet në rrjet, si dhe të marrin masa më të gjera, sipas agjencisë qeveritare britanike.

Ujërat e lumit Thames janë tharë më shumë se kurrë teksa Anglia po zhytet në një thatësirë ​​për të cilën disa ekspertë thonë se vendi është i papërgatitur.

Lumi Thames rrjedh për 356 kilometra në Anglinë jugore, nga Gloucestershire në perëndim përmes zemrës së Londrës, përpara se të hyjë në det në Essex në lindje.

Burimi natyror që ushqen lumin thahet shumicën e verës. Por këtë vit, shtrati i thatë i lumit është dukshëm më i ulët se në vitet e mëparshme, sipas ekspertëve të ruajtjes.