Burgu i Dubravës: 19-vjeçarja kapet nga kamerat e sigurisë duke i dhënë drogë të burgosurit

Burgu i Dubravës: 19-vjeçarja kapet nga kamerat e sigurisë duke i dhënë drogë të burgosurit

Dje, në orët e pasdites, një 19-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’i jap substanca narkotike një të burgosuri që po vuante dënimin në Burgun e Dubravës.

Rasti ka ndodhur, rreth orës 14:00, kur e dyshuara A.Z., kishte shkuar për vizitë te i burgosuri I.B., 32-vjeçar dhe tentoi ta ‘furnizojë’ me narkotikë.

Por plani i dështoi, pasi siç mëson Sinjali, e reja u kap nga oficerët korrektues, të cilët ishin duke e vëzhguar sallën e vizitave, përmes kamerave të sigurisë.

Në momentin që e dyshuara tentoi t’ia jap një sasi të narkotikëve të burgosurit, ajo u kap në flagrancë dhe menjëherë u njoftua stacioni policor në Istog.

Me urdhër të prokurorit, është nxjerrë urdhër për ndalimin e të dyshuarës për 48 orë, për veprën penale “posedim i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.