Centrali bërthamor i Zaporizhias shpallet ‘pronë federale’ e Rusisë

Centrali bërthamor i Zaporizhias shpallet ‘pronë federale’ e Rusisë

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi shtetin rus, më 5 tetor, që të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhias.

Kjo është një nga lëvizjet e tij të para për të vendosur sundim mbi zonat e Ukrainës që Rusia i ka shpallur si të sajat.

Urdhri erdhi pas nënshkrimit të dekreteve për aneksimin e katër rajoneve ukrainase, të cilat kontrollohen pjesërisht nga Moska.

Pas nënshkrimit të dekretit që përcakton centralin bërthamor si “pronë federale” ruse, Putin tha se pret të “stabilizohet” situata në këto rajone.

Rusia ka shpallur aneksimin e rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhias, pasi në këto rajone u mbajtën referendume të rreme.