Challandes paralajmëron largimin: Kosova ka të ardhme edhe pa mua, ju lutem ndihmojeni atë CommentIcon3 komente

Challandes paralajmëron largimin: Kosova ka të ardhme edhe pa mua, ju lutem ndihmojeni atë CommentIcon3 komente

Bernard Challandes është i bindur se Kosova ka të ardhme të ndritur, me ose pa të në krye të saj.

Tekniku zviceran ka folur për të ardhmen e Përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se e pret një e ardhme e ndritur.

70-vjeçari ka thënë se Kosovës i duhet ndihmë dhe se kritikat ndaj ekipit i duken të pakuptueshme.

“Në këtë moment dhe në këtë ditë nuk është e rëndësishme e ardhmja e trajnerit, por e ardhmja e Kosovës”.

“Të jeni të sigurt se ekipi i Kosovës ka të ardhme të ndritur dhe ka të ardhme të madhe, por ju lus ndihmojeni atë”.

Tutje zvicerani ka lënë të nënkuptohet se mund të largohet së shpejti nga Kosova.

“Do të jetë sigurisht pa mua e ardhmja, nuk e di nëse do të jetë nesër, pasnesër apo kur, e ardhmja e Kosovës është e sigurt, por ka nevojë për ndihmën tuaj”, vazhdoi Challandes.

“Normalisht duhet të ketë kritika ndaj trajnerit, këtë e kuptoj, por jo të tejkalohet në kritikat që janë bërë ndaj ekipit, pasi këta futbollist dhe ky ekip meritojnë të urohen për gjithçka që kanë bërë”, u shpreh zvicerani