CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

Presidenti amerikan, Joe Biden të dielën do të pranojë një çmim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emër të djalit të tij, Beau Biden për punën në forcimin e sistemit të drejtësisë të vendit të shkatërruar nga lufta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Në një video-mesazhi të regjistruar, të cilin e ka parë CNN-in, do të transmetohet gjatë një ceremonie në Kosovë me pranimin e medaljes presidenciale pas vdekjes së djalit të tij, i cili vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.

Biden thotë në video se çmimi është një “nder i madh” dhe se djali i tij “ra në dashuri me vendin” kur kaloi kohën atje. Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999 me forcat ushtarake serbe dhe së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kontribuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor.

Biden vizitoi Kosovën në vitin 2016 si nënpresident kur vendi emëroi një rrugë sipas Beau Biden jo shumë larg bazës ushtarake amerikane.

Presidenti rikonfirmoi partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe tha se mbetet akoma më shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik./Aleanca.press/