Dalin rezultatet e analizave për helmimin e nxënësve në Lipjan

Dalin rezultatet e analizave për helmimin e nxënësve në Lipjan

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë rezultatet e analizave për dyshimet e helmimit të 20 nxënësve nga fshati Shalë e Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës dhe ka njoftuar se këto analiza kanë dalë pozitive.

Nxënësit e shkollës fillore dhe asaj të mesme në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit, u helmuan më 6 nëntor të këtij viti, pas konsumimit të ushqimit në një “fast food”.

Pas marrjes së rezultateve, Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./Aleanca.press/