Daut Haradinaj: Investimi në sport duhet të jetë prioriteti ynë

Daut Haradinaj: Investimi në sport duhet të jetë prioriteti ynë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj mori pjesë në hapjes e turneut ‘Rilindja Kids Tournament 2021’.

Ky turne u organizua për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës nga Klubi i Futbollit "Rilindja", me kryetar z. Fadil Gashi.

“Bashkë me sportistin e dalluar, Kushtrim Mushica morëm pjesë në hapjen e turneut 'Rilindja Kids Tournament 2021', organizuar për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës nga Klubi i Futbollit 'Rilindja', me kryetar z. Fadil Gashi. Energjia dhe shpirti sportdashës që pashë tek fëmijët, na jep motiv që edhe më shumë të punojmë në ofrimin e kushteve sa më të mira për ta, dhe rritjen e hapësirave rekreative ku mund ta zhvillojnë talentin e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se investimi në sport është investimi më i mirë për gjeneratat e ardhshme dhe se ky duhet të jetë prioritet.

Postimi i plotë:

Bashkë me sportistin e dalluar, Kushtrim Mushica morëm pjesë në hapjen e turneut "Rilindja Kids Tournament 2021", organizuar për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës nga Klubi i Futbollit "Rilindja", me kryetar z. Fadil Gashi.

Energjia dhe shpirti sportdashës që pashë tek fëmijët, na jep motiv që edhe më shumë të punojmë në ofrimin e kushteve sa më të mira për ta, dhe rritjen e hapësirave rekreative ku mund ta zhvillojnë talentin e tyre.

Investimi në sport është investimi më i mirë për gjeneratat e ardhshme. Ky edhe duhet jetë prioritet i yni.

/Aleanca.press/