Daut Haradinaj ju premton banorëve të Emshirit rregullimin e kolektorit për ujërat e zeza

Daut Haradinaj ju premton banorëve të Emshirit rregullimin e kolektorit për ujërat e zeza

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka vizituar lagjen Emshir, ku tha se kjo zonë ka nevojë për një vendimmarrje serioze.

Ai premtoi që nën qeverisjen e tij do të zgjidhen shumë probleme, e në veçanti çështja e ujërave të zeza, ku ky projekt ka nisur para shumë viteve e nuk përfundua kurrë.

Një vendimmarrje serioze në të ardhmen do e zgjidh këtë problem që tash e sa vite është kthyer në kancer të kësaj zone me mbi 22 mijë banorë. Situata me kolektorin e ujërave të zeza në lagjen Emshir ka bërë që kjo hapësirë të shndërrohet në hapësirë për hedhjen e mbeturinave.

Ky projekt u nis para sa vitesh por kurrë nuk perfundoi!

Në qeverisjen e ardhshme, rëndësi të veçantë do t'i kushtojmë ambientit. Prishtinën do ta bëjmë të pastër dhe të shëndetshme. Emshir e ke fjalën time”, ka shë në Haradinaj./Aleanca.press/