Daut Haradinaj: Kurti bashkëpunoi me 'Srpskan' për votimin e Presidentit

Daut Haradinaj: Kurti bashkëpunoi me 'Srpskan' për votimin e Presidentit


Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, i ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, foli për aktualitetin politik në vend.

Haradinaj tregoi se pse AAK-ja nuk ka marrë pjesë në votimin e presidentes në Kuvend, duke kujtuar se Vetëvendosja asnjëherë nuk ka marrë pjesë në asnjë vendim në Kuvend, përveç Ligjit të Ushtrisë.

 “Qeveria e re e Kosovës, është ajo parti që asnjëherë, me përjashtim të dy a tri ligjeve, ka marrë pjesë në seancë. Por, sidoqoftë, AAK-ja nuk ka pasur asnjë arsye që të marrin pjesë në votim”, tha Haradinaj.

Më tej, ai përsëriti se AAK-ja nuk do të jetë opozitë e cila do t’i pengojë punët në Kuvend.

Haradinaj foli edhe për premtimet e VV-së në të kaluarën se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me Listën serbe.

“Qe 15 vjet ka pasur gjithmonë fjalë nga VV-ja që nuk do të bashkëpunojnë asnjëherë me Listën serbe, e shumë të tjera, e në fund, Kurti u dasht t’i presë që t’ia bënin koorumin dhe bën marrëveshje me Adem Hoxhën dhe Fadil Gashin ”, theksoi Haradinaj.

Ai, gjithashtu tha se duhet pyetur Albin Kurtin e Vjosa Osmanin se si i siguruan atë ditë në Kuvend votat për votimin e presidentes.
  /Aleanca.press/