Daut Haradinaj merr përkrahje nga kompania ‘Exclusive’ me 700 të punësuar

Daut Haradinaj merr përkrahje nga kompania ‘Exclusive’ me 700 të punësuar

Kandidati për kryetarë të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka falënderuar Lindën dhe Gazmendin, pronarët e kompanisë ‘Exclusive’ për mbështetjen që i kanë ofruar atij.

Haradinaj ka bërë të ditur se ndërmarrësit si Gazmendi e Linda me kompaninë e tyre janë shembull suksesi, me 700 të punësuar, duke qenë edhe në dhjetëshen e tatimpaguesve më të mëdhenj në Kosovë.

Po ashtu ai ka thënë se me Gazmendin në Kuvendin e Kosovës kanë punuar ligjin për kryeqytetin e shumë punë të tjera.

“E falënderoj Menën e Lindën për përkrahjen e vazhdueshme, dhe jam i bindur që me mbështetjen e tyre dhe qytetarëve tjerë të ndershëm e punëtorë do e bëjmë Prishtinën vend më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj./Aleanca.press/