Daut Haradinaj: Në Prishtinë duhen bërë ndryshime rrënjësore

Daut Haradinaj: Në Prishtinë duhen bërë ndryshime rrënjësore

Kandidati i AAK-së për Prishtinën Daut Haradinaj, në një iintervistë ekskluzive me gazetarin Adi Krasta ka theksuar se është momenti, që në Prishtinë të bëhen ndryshime rrënjësore.

 

“Është momenti për të bërë më shumë për Prishtinën. Dua të ndryshoj gjendjen e kryeqytetit të Kosovës. Ka lagje në Prishtinë që janë si Kandahari, iu është mohuar e drejta e ndërtimit të lartë, nuk kanë dokumentacion për pronat. Nuk ka ndriçime publike nëpër disa lagje, nuk ka plan rregullimi. Shpend Ahmeti është njeri që kam respekt, por më vonë ngeli pa përkrahje politikë të subjektit të vet. Së fundmi, Prishtina nuk kishte ekzekutiv. Prishtina ka të gjitha potencialet që të bëhet. Të jetosh në Prishtinë sot është shtenjtë, e meriton të jetë kryeqytet i luksit dhe jetës së mirë”, deklaroi Daut Haradinaj. /Aleanca.Press/