Daut Haradinaj nis prezantimin e kandidatëve për asamblistë në Prishtinë

Daut Haradinaj nis prezantimin e kandidatëve për asamblistë në Prishtinë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka bërë publik nominimin e parë për garën në Asamblenë e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sot po fillojmë me nominimet për garën e Asamblesë së Prishtinës, ku isha i nderuar me këtë nisje të mbarë, me Mehmet Kasabaqin, një njeri i vlerave qytetare të Prishtinës së vjetër dhe profesionist i zoti në fushën e arkitekturës”, ka shkruar Daut Haradinaj./Aleanca.press/.