Daut Haradinaj për ndërtimet në kryeqytet: Prishtinës nuk i duhet një kryetar i shantazhuar nga ndëtuesit

Daut Haradinaj për ndërtimet në kryeqytet: Prishtinës nuk i duhet një kryetar i shantazhuar nga ndëtuesit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ftuar në një debat televiziv të përbashët me kundërkandidatët e tij ka thënë se duhet të ketë barazi në koeficinetin e ndërtimeve të larta në kryeqytet.

Haradinaj ka thënë se koeficienti duhet të jetë i barabartë në të gjitha zonat e kryeqytetit dhe kryetari nuk duhet të jetë një i shantazhuar prej ndërtuesve.

Ne kemi paraparë që të ketë dy nënkalime në shesh, pastaj është rruga ‘Garibaldi’ që ka qenë e planifikume edhe në këtë qeverisje që po e lëmë pas dmth një nënkalim nga katedralja deri tek Grandi dhe deri te Pallati i Rinisë që lidhet me sheshin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se pjesë e konceptit duhet të jetë edhe planifikimi zhvillimor duke thënë se ky është një lajm i mirë që nuk ka kaluar në Asamblenë Komunale para pak ditësh dhe se duhet të kthehet në pikën zero që të rishikohet mundësia se çka duhet të duhet ndryshuar.

Ndërkaq sa i përketë gjendjes ekzistuese Haradinaj ka thënë se parkingjet vertikale janë zgjidhje e shpejtë, nënkalimet janë zgjidhje e shpejtë, hapësirat publike gjelbëruese dhe shfrytëzimi i partneritetit publiko-privat./Aleanca.press/