Daut Haradinaj për rrënimin e shtëpive në Butovc: Kemi fletët poseduese kush janë blerësit e pronave

Daut Haradinaj për rrënimin e shtëpive në Butovc: Kemi fletët poseduese kush janë blerësit e pronave

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ftuar në një debat televiziv të përbashkët me kundërkandidatët e tij ka folur për rrënimet e vendbanimeve në fshatin Butovc.

Haradinaj ka thënë se në fshatin Butovc ka intervenuar institucionet komunale duke rrënuar shtëpi apo vendbanime qindra vjeçare.

“Kemi edhe fletët poseduese se kush janë blerësit e ri të pronave, ndërsa disa qindra metra janë duke u ndërtuar lagje super luksoze të cilat e dëmtojnë komplet atë infrastrukturë, kompletë atë natyre e cila nëse diçka e mire ka mbetë nga Jugosllavia ka qenë pikërisht Gërmia”, ka thënë Haradinaj./Aleanca.press/