Daut Haradinaj: Po shihet që tash kusherinjtë nuk qenkan vetëm për dasma

Daut Haradinaj: Po shihet që tash kusherinjtë nuk qenkan vetëm për dasma

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar veprimet dyjavore të qeverisë Kurti.

Haradinaj ka thënë se kanë mjaftuar dy javë pushtet për qeverinë Kurti që të shihet se nuk ka kurrfarë ndryshimi, me emërime familjare e shkelje fjalësh.

"Kemi me pa ende emërime familjare. Propaganda ka qenë se ne jemi ndryshimi. Kjo qeveri duhet ta dijë se nuk është më opozitë e duhet me i grah punës e mos t'i zhgënjejnë qytetarët. Tash po e shohim që kusherinjtë nuk qenkan vetëm për dasma", ka thënë Haradinaj.

"Nëse e shihni listën e premtimeve do ta shihni që janë vështirë të realizueshme, mundësia për me bo ndryshim drastik është e limituar edhe për shkak të shkurtimit të buxhetit si shkak i krizës me pandemi", është shprehur Haradinaj.

/Aleanca.press/