Daut Haradinaj prezanton slloganin për Kryeqytetin: #eparaPrishtina

Daut Haradinaj prezanton slloganin për Kryeqytetin: #eparaPrishtina

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se është i lumtur me ekipin e dizajnerëve të fushatës të cilët kanë përgatitur materialet që identifikojnë garën për Kryeqytetin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka publikuar disa dizajnë me të cilat do të identifikohet Prishtina si shtëpi e të gjithëve.

Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore. Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë, Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë. Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë”, ka shkruar Haradinaj.

 

Postimi i plotë:

Sot jam i lumtur që ekipi i dizajnerëve të fushatës kanë përgatitur disa nga materialet që do t’a identifikojnë garën tonë për fitore.

Hyjnesha në fron, se Prishtina ka histori e qëndresë

Sahat Kulla, se Prishtina i qëndroi kohës e mbeti e veçantë

Pallati i Rinisë se u ndërtua nga një gjeneratë e re, për të qenë pikëtakim i përhershëm i rinisë.

Xhamia, se gjithçka filloi nga aty për ta bërë Prishtinën shtëpi të të gjithëve.

Shumë ngjyra se Prishtina është vend i njerëzve më interesantë me shumë karaktere e veçori që i japin gjallëri jetës.

Për këto e shumë shkaqe të tjera, për ne - #eparaPrishtina, andaj për ta rritë madhështinë e Prishtinës me fitore, na shkoftë #punamarë!