Daut Haradinaj tek KF Rilindja: Klubet sportive i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë rol të rëndësishëm në vendimmarrje

Daut Haradinaj tek KF Rilindja: Klubet sportive i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë rol të rëndësishëm në vendimmarrje

Kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj në vizitë tek klubi i kryeqytetit KF Rilindja ka thënë se gjatë mandatit të tij klubet sportive do të kenë mbështetje të parezervë nga komuna. 

Dyfishimi i buxhetit për klubet sportive dhe investimet në infrastrukturën sportiven do të jenë prioritet sipas Haradinajt. 
‘KF Rilindja dhe klubet e tjera i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë hapësirën e tyre në vendimmarrje’, përfundoi ai. 

Postimi i plotë: 

Në mandatin tim qeverisës, klubet sportive do të kenë mbështetje të parezervë nga komuna. 

Dyfishimi i buxhetit për to dhe investimet në infrastrukturën sportive janë prioritet i ynë. 

KF Rilindja dhe klubet e tjera i japin energji kryeqytetit, ato do të kenë hapësirën e tyre në vendimmarrje. 
#eparaPrishtina#punamarë

/Aleanca.press/