Demi Lovato këngën i’a kushton mikut që i vdiq nga droga

Demi Lovato këngën i’a kushton mikut që i vdiq nga droga

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato, e ka publikuar këngën e saj më të re “Unforgettable (Tommy’s Song)”.

Ajo këtë projekt ia ka kushtuar mikut të saj i cili ka vdekur para dy vjetëve nga varësia e drogës.

People shkruan se ajo këngën ia kushtoi Tommy Trussell III, i cili kishte vdekur në tetort të vitit 2019.

“Dy vjet më parë e kam humbur dikë që ishte gjithçka për mua. Emri i tij është Tommy dhe ai ishte një njeri i veçantë dhe shumë i bukur”.

“Unë e kam shkruar këtë këngë për të kur e kuptova se ai e humbi betejën e tij me varësinë ndaj drogës”, ka thënë Lovato./Aleanca.press/