Deputetët e AAK-së me pankarta në Parlament "Voto për Trustin"

Deputetët e AAK-së me pankarta në Parlament "Voto për Trustin"

Seanca e sotme e kuvendit ka nisur tashmë, në të cilën pritet të debatohet për disa pika të rendit të ditës.

Në fillim të seancës, ishin deputetët e AAK-së të cilët në momentin që po mbante fjalim Blerta Deliu e PDK-së, opozita parlamentare ka vendosur pankarta duke kërkuar që deputetët të votojnë për trustin.

‘’Voto për Trustin’’, është mbishkrimi i pankartave të cilat u vendosën edhe në ulësen e zbrazët të kryeministrit Albin Kurti i cili aktualisht gjendet në Zvicër, por dhe në ulëset e ministrave të Qeverisë/Aleanca.press/