Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj shërohet nga Covid-19

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj shërohet nga Covid-19

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Albena Reshitaj, ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka falënderuar të gjithë ata që në forma të ndryshme e kanë përkrahur në kohën sa ishte e infektuar me virus.

Të dashur familjarë, kolegë, studentë dhe miq, në Kosovë, Shqipëri dhe në Diasporë, Ju që përmes rrjeteve sociale por edhe në forma të tjera iu bashkangjitet brengës time duke mē dërguar mesazhe të shumta, ju falenderoj nga zemra për ndjesinë, kujdesin dhe respektin e treguar gjatë kësaj periudhe. Ma keni bërē më të lehtë këtë situatë dhe ju jam shumë mirënjohēse”, ka shkruar Reshitaj.

Ajo bënë të ditur se pas konfirmimit për shërimin e plotë të saj, do ti kthehet jetës normale dhe obligimeve të saj.

Tani e tutje do t'i kthehem jetës normale dhe obligimeve që më presin, veçmas ato si e zgjedhur e Popullit në Parlamentin e Kosovës, por gjithsesi duke respektuar masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së”, është shprehur ajo.

Miq të nderuar, Pas vetëizolimit 18 ditësh me përgjegjësi të madhe që të mos e rrezikoj askënd, ju njoftoj se sot...

Posted by Albena Reshitaj on E martë, 28 korrik 2020