Dëshmia e ish-gruas së Ivanoviqit, hedh dyshime për hetimet

Dëshmia e ish-gruas së Ivanoviqit, hedh dyshime për hetimet

Sot, po vazhdon seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Para trupit gjykues ka dëshmuar, ish-bashkëpunëtorja e Ivanoviq, nënkryetarja e SPS-së, Ksenja Bozhoviq.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit të rastit, Burim Çerkni, ajo dha versionit e saj për rastin tragjik.

Megjithatë, Bozhoviq nuk njohu asnjë prej të akuzuarve që ishin të pranishëm në seancë gjyqësore.

Ajo dha detajet për momentin kritik, derisa shtoi se Ivanoviq vazhdimisht ka shprehur brengën për sigurinë e tij dhe të familjes.

“20 minuta nuk e kanë siguruar vendin ku është vrarë, qytetarët aty pari kanë kaluar. Nga provat e para nga vendi i ngjarjes nga dita e parë kam folur edhe sot pas 4 vjetëve, hetimi nuk është bërë ashtu siç duhet. Dyshimi ekziston në gjithë ato prova që i kemi marrë. Më 16 janar 2018 në mëngjes në ora 8:15, sekretaresha më thirri në telefon, i cili nuk ka pasur zile. Pastaj ka thirrur në telefonin e burrit tim ku i ka thënë se Oliveri është rrëzuar para zyrës.”

“Unë shumë shpejtë kam shkuar, pasi afër jetoj dhe kur kam mbërri ndihma e shpejtë veçse ishte nisur në spital. Në zyrë kanë qëndruar policë dhe në pyetjet time se çfarë ka ndodhur më është përgjigjur se Oliveri ka pasur një sulm në zemër. Në moment të parë kam besuar, por kur i kam parë gëzhojat përpara e kam pas të qartë. Aty e kam pyet policin se çka janë këto gëzhoja, i painteresuar i ka shikuar dhe më ka thënë se këto gëzhoja janë të vjetra dhe ndryshkura. Pastaj kam thirrur në spital dhe kam marrë informacionin se Oliver është gjuajtur me armë”, tha ajo.

E njëjta adresoi edhe kritika për Policinë e Kosovës, të cilën e quajti joprofesionale në reagimin në disa ngjarje pas vdekjes së ish-politikanit serb.

“Pas vdekjes së Ivanoviq, shumë persona kanë nderuar atë me lule. Të njëjtat pas disa ditëve kanë qenë të djegura, i kam thirrur policinë të shikojmë atë. Kanë ardhur asnjë shikim nuk e kanë bërë, vetëm më kanë thënë ‘a dëshiron t’i blejmë lule të tjera’. Prapë pas një muaji kemi ndezur qirinj pranë pllakës së Oliverit dhe pas një orë asnjë nuk ka qenë aty. Edhe ky rast është paraqitur në polici, por të njëjtit kanë qenë joprofesionalë”, tha ajo./Aleanca.press/