Dhe unë jam me profesor Mensutin!

Dhe unë jam me profesor Mensutin!

Politika nuk është rastësi. Ajo është ndërmjetësi më i mirë për ti dhënë shoqërisë dimensione të reja dhe me produktive. Shoqëria jone në mbarë shqiptarinë duhet ta ketë prioritet perfshirjen e akademikëve dhe profesionistëve në politikë.

Shkruan: Helena Halilaj

Asnjëherë nuk mund të shkruash me bindje nëse nuk ke arsye të plota. Individi e bën politiken dhe politika e bën më të zhvilluar shoqërinë. I adresohen merita historisë së politikanëve te cilët kanë bërë revulucione dhe kanë frymëzuar breza. Të rrime pak te brezat, askush nuk ka kontakt më të shpeshtë se një akademik me brezat e rinj, pikërisht ata të cilët sapo hedhin hapin në auditor dhe ata të cilët formohen dhe bëhen gati për tu punësuar. Ky është ritmi i punës dhe ditës së një akademiku, rinia dhe deshirat e tyre, ata të ushqejnë çdo ditë, aty gjen ëndërrat e atdheut, të ardhmes.

Ai është një nga ata që të frymëzon. Asgjë nuk ka më të rëndësishme se të frymëzohesh për dije, për punë, për sukses dhe merita në emër të vlerës. Ai që frymëzon të rinjtë shpëton të ardhmen e një vendi. Ata të cilët patën fatin ta takojnë profesorin në auditor nuk kanë gjetur një të ngjashëm. Ato që njohën mikun e morën me vete respektin dhe gadishmërinë në çdo kohë. Ai sjell një frymë praktike dhe akademike në politikë. Alternimi mes njohjes, përvojës dhe atdhedashurisë ia përmasojnë dukshmëm dimensionet e njeriut shpeshherë të munguar në polikikë.

Politika ka nevojë për njeriun e punës, karrierës dhe vizionit. Njeriut që vjen nga baza, që njeh vendin e lindjes, njeh pamundësinë dhe vepron për zgjidhje, njeh dhimbjen dhe vështirësitë, njeh bujkun dhe mjekun, njeh dëshirat e fëmijës dhe grave, njeh moshën e tretë dhe nevojat e tyre, ai është nje nga ato, është i tyre, ai i përket atyre. Nuk mund të jesh i tyre nëse nuk je mes tyre në rrugën që duhet shtruar, në kopështin që duhet bërë, në fermën që ka nevojë për treg, një grua që dhunohet e duhet të ndihmohet, me luftën për mundësi dhe aty ku shancet nuk na favorizojnë, me sinjalistikën, me punesimin dhe vlerësimin, me meritën dhe të riun që pret dhe beson në fuqinë tënde. Njeriu i politikës nuk është më militanti i një partie, nuk është ai i lidhuri pas një drejtuesi, është njeriu i lindur, rritur dhe formuar i lirë.

Jam me ty profesor, si shumë te rinjë nga Shqipëria, si shumë miq dhe qindra studentë e ish studentë që të kanë njohur, si plot bashkëmoshatarë e bashkëudhëtarë që janë me ty dhe sot në këtë sfidë të bukur, në emër të së ardhmes.

Jam me ty profesor siç janë të gjithe ata që e dinë se njriu i politikës është më aftesitë e tua, me vullnetin dhe ambicjen tënde.

(Autorja është Gazetare nga Shqipëria dhe Profesoreshë Universitare)