Digjet një shtëpi me garazh dhe dy vetura në Podujevë

Digjet një shtëpi me garazh dhe dy vetura në Podujevë

Në fshatin Obrançë të Podujevës, për shkaqe ende të panjohura, dje janë përfshirë nga zjarri një shtëpi, garazhi edhe dy vetura.

Policia ka njoftuar se rastin në Polici e ka raportuar pronari i shtëpisë.

Viktima ka raportuar se për shkaqe ende të panjohura nga zjarri i janë përfshirë: garazhi, dy vetura  dhe shtëpia e tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi vizitoi këtë familje dhe tha se falë Zotit edhe pse ishin brenda shtëpisë gjatë asaj kohe, të gjithë familjarët janë shëndosh dhe mirë dhe i shpëtuan më të keqes.

Policia ka bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit./Aleanca.press/