Disa këshilla të thjeshta se si të silleni ndaj një personi që e dini që nuk ju do

Disa këshilla të thjeshta se si të silleni ndaj një personi që e dini që nuk ju do

Duhet të keni hasur një person të paktën një herë në jetën tuaj, i cili, për ndonjë arsye të panjohur, nuk ju do apo nuk ju simpatizon

Është më e thjeshtë të anashkalosh njerëz të tillë, por nëse jeni detyruar të bashkëpunoni me një person të tillë ose ndoshta të jeni në të njëjtën shoqëri, duhet të jeni të mençur.

Njerëzit e zgjuar kanë taktikat e tyre që zakonisht janë të suksesshme në përballimin e situatave të këtilla, transmeton Telegrafi.

Njerëzit inteligjentë janë të vetëdijshëm për faktin se jo të gjithë mund t’i pëlqejnë ata dhe ata nuk përpiqen ta bëjnë këtë, por vazhdojnë me të tyren.

Pasi të bindeni për veten tuaj, do të jeni në gjendje të eliminoni emocionet tuaja në lidhje me atë person dhe do të jeni më të relaksuar.

Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të jesh i sjellshëm dhe të tregosh pjekuri, pavarësisht faktit se një person i tillë mund të të provokojë. Mos bini në grackën e tij.

Nga ana tjetër, nëse një person i tillë krijon vazhdimisht një atmosferë të pakëndshme, mund t’ia bëni me dije me një ton të qetë se nuk ju pëlqen sjellja dhe stili i tij i komunikimit.

Mundohuni të përdorni frazën: “Unë e ndjej se …”, dhe shmangni fjalitë akuzuese, në mënyrë që të mos futeni në një konflikt./Aleanca.press/