Disa lagje në Prishtinë mbesin pa rrymë më shumë se dy orë

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa rrymë më shumë se dy orë

Disa lagje në Prishtinë tash më shumë se dy orë nuk kanë energji elektrike.

Që nga ora 10:00 banorët në rrugën “UÇK” në Prishtinë janë pa energji elektrike, ndërsa nga KEDS-i nuk ka paralajmërim për ndërprerje.

Raportohet që edhe në disa lagje të Prishtinës sot kanë pasur reduktime.

I kontaktuar nga Reporteri.net, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhalla, nuk ka arritur të konfirmojë nëse janë rikthyer reduktimet ose ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike.