Djalit të Gaddafit s’i lejohet të garojë për president

Djalit të Gaddafit s’i lejohet të garojë për president

Komisioni i Zgjedhjeve i Libisë njoftoi dje se Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit Muammar Gaddafi, nuk i plotëson kushtet për të garuar për president në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Gaddafi ishte në mesin e 25 kandidatëve që u diskualifikuan me një vendim fillestar, por që përfundimisht pritet të vendoset nga organet e drejtësisë.

Sipas Komisionit të Zgjedhjeve Gaddafi nuk ka të drejtë të hyjë në garën për president, pasi është dënuar për krime lufte të kryera gjatë kryengritjes kundër babait të tij të ndjerë, Muammar Gaddafi, në vitin 2011. /Aleanca.press/