Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë se vitin e kaluar periudhën e njëjtë

Dogana mbledh 34 milionë euro më shumë se vitin e kaluar periudhën e njëjtë

Dogana e Kosovës ka arritur që të arkëtojë 14 % më shumë të hyra se periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Përmes një njoftimi është bërë e ditur se Dogana e Kosovës ka mbledhur 34 milionë euro më shumë se vitin e kaluar periudhën e njëjtë.

“Krahasimi në mes të viteve 2020 dhe 2021 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej 14% më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër 34 milion euro më shumë. Pra gjatë viti 2020 dogana kishte mbledhur 239,3 milion euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 273,6 milion euro”, thuhet në njoftim.

Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë.

/aleanca.press/