Dogana sekuestron rreth 30 mijë euro që u tentua të futen në Kosovë pa deklarim

Dogana sekuestron rreth 30 mijë euro që u tentua të futen në Kosovë pa deklarim

Oficerët doganorë në pikën kufitare të Hanit të Elezit kanë sekuestruar rreth 30 mijë euro që u tentua të futen në Kosovë pa deklarim.

Sipas njoftimit, paratë u tentuan të futeshin përmes një automjeti udhëtarëve.

“Një automjet që vinte nga Maqedonia është selektuar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlerë totale prej 28,310.00 euro”, thuhet në njoftim.

“Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit 080050095”, deklarohet tutje. /Aleanca.press/