Dreshaj i AAK-së: Brenda 3 muajve do të vaksinojmë popullatën

Dreshaj i AAK-së: Brenda 3 muajve do të vaksinojmë popullatën

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj i ftuat  në “Rubikon’ të Klan Kosovës tha se në Kosovë është brengosëse është siguria, ekonomia, por nuk ka peshë më të vogël shëndeti.

 "Krejt këto i shërbejnë mirëqenies, shëndetësore e psiqike. Sa i përket vaksinimit jemi në një situatë ku ka shumë mjegulli dhe cka është e vërteta kishte edhe mjegulli kontraktuale dhe kishin mjaft fshehtësi me sigurimin me datat e liferimit”, potencoi Dreshaj. 

Ai tha se Zemaj ishte ne media ku tha se 100 mijë vaksina do të vijnë deri në fund të muajit. 
 

“Krejt figuronin donacione, e jo të siguruara nga vendi. Qasja ka qenë parciale sa i përket sigurimit të vaksinës, kur bëhet fjalë për pandemi, për ndonjë tragjedi madhore nuk ka pozitë dhe opozitë, në ato raste bashkohen forcat dhe orientohen për një qëllim. Mendoj që lobimi ndërkombëtar ka qenë i mangët. Është dashur të shfrytëzohen të gjitha fytyrat kredibile që të gjejmë miq dhe rrugë për të siguruar vaksinat”.
 

“Kemi ngec pa dilemë se nuk është krejt edhe faji i joni, ka edhe procedura të tjera, por mendoj se nuk janë shfrytëzuar të gjitha kapacitet. Donacion janë në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi”, shtoi ai.

Më tej ai tha se  se Kosova është në pandemi dhe se cdo rregull e ka thyer Covid-19.
 

“Dua të iu them krejt cka është bërë do ta pranojmë si të kryer, cka ka mbet mangu pozitë e opozitë do të bëjmë, paret janë siguruar nga vaksinat e më hershme”.

 “Nuk më intereson ato donacionet, por dua të arrijë imunitetin kolektiv deri në 60 për qind të popullatës. Jo nuk ka mbërri imunitet të tufës Kosova. Jemi në pandemi nga 13 marsi, çdo rregull e ka thyer Covid-19. Nëse filloni tash për me e marr opinionin familjar rreth atyre, praktikisht secili ka pas kontakt me virusin, kjo është informatë jo e saktë, imuniteti kolektiv, virusi na ka mësuar kohëzgjatjen e imunitetit", tha ndër të tjera ai. 

Dreshaj tha se nuk e din sa kohë zgjat pandemia, por ka raste të ri-infektimit të shpeshta.
“Sot ke edhe brenda mjekëve dhe kjo duhet analizuar. Imuniteti është i gërshetuar, realisht njërën prej atyre dyjave e kam pas paciente në herën e parë ka qenë asimptomatike. Nëse e kemi vaksinën bazuar në kapacitet që kemi mendoj se brenda 3 muajve dite do të vaksinojmë popullatën. Kapacitetet i kemi 3 mijë vet në dite”, përfundoi ai.