Drita e Prishtina fitojnë lehtë, Llapi shkatërron Ulpianën

Drita e Prishtina fitojnë lehtë, Llapi shkatërron Ulpianën

Ka filluar xhiroja e dhjetë në elitën e futbollit kosovar.

Sot u zhvilluan tri ndeshje interesante, ku u përmbyll me rezultate interesante me shumë gola.

Drita mposhti në vizitë skuadrën e Feronikelit me rezultat 0-2.

Marko Simonovski dhe Ilir Blkaçori i realizuan golat për mysafirët, për fitoren e radhës për intelektualët.

Duel tjetër u luajt në ‘Fadil Vokrri’, ku Prishtina e mundi Malishevën me rezultat 2-1.

Kapiteni i bardhekaltërve, Besnik Krasniqi me dy penalti ia siguroi fitoren, kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Ronaldo Sobowale.

Sfida e fundit për sot ishte me Ulpianës dhe Llapit, që mbaroi me rezultat të thellë 0-6.

Ekipi nga Podujeva ishte i pamëshirshëm, duke i realizuar golat me anë të Valmir Veliut dy herë, Bujar Idrizit, Arbnor Ramadanit, Kastriot Selmanit dhe Gentrit Begollit. /Aleanca.press/