Drithërima titulli, sot luajnë krerët e Superiores

Drithërima titulli, sot luajnë krerët e Superiores

Superiorja luajti dje dy ndeshje të javës së 31-të, teksa ditën e sotme zhvillohen edhe tre duelet e mbetura. Gjithçka nis në Laç në orën 15:00, aty ku vendasit presin Kukësin, në atë që mund të quhet padyshim një derbi, edhe pse nuk luhet me tifozë dhe nuk është tensioni i zakonshëm.

Ndërkohë Partizani udhëton drejt Elbasanit për të luajtur si pritës ndaj Apolonisë. Fierakët thuajse i kanë humbur të gjitha objektivat, por kanë treguar se dinë të marrin rezultate pozitive edhe ndaj ekipeve të forta në letër. Ndeshja luhet në 18:00.

Në të njëjtën orë Luhet ndeshja më e fortë e kësaj jave. Vllaznia përballet me Teutën në “Loro Boriçi” në një ndeshje që do tregojë shumë mbi fatet e sezonit për të dy skuadrat. Humbja e njërës prej këtyre dy ekipeve do i ndërronte emrat kryesues në renditje.