Dua Lipa e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur të Britanisë së Madhe

Dua Lipa e dyta në listën e artistëve të rinj më të pasur të Britanisë së Madhe

Sunday Time Music raporton se këngëtari Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik, ku thuhet se pasuria e tij u rrit me 47.2 milionë funte, shkruan DailyMail.

Kantautori i “Suffolk”, 31 vjeç, zë vendin e 10-të në listën vjetore të artistëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë me një pasuri totale të vlerësuar prej 260 milionë funtesh (307 milionë euro), përcjell KultPlus.

Në anën tjetër, pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë funte (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë funtesh (70 milionë euro), këngëtarja Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e vajzave Little Mix.

– Lista me muzikantët më të pasur sipas Sunday Time Music

Sir Paul McCartney – 865 milionë funte

U2 – 625 milionë funte

Lord Lloyd-Webber – 495 milionë funte

Sir Elton John – 395 milionë funte

Sting – 320 milionë funte

Sir Mick Jagger – 318 milionë funte

Keith Richards – 303 milionë funte

Olivia dhe Dhani Harrison – 295 milionë funte

Sir Ringo Starr – 285 milionë funte

Ed Sheeran – 260 milionë funte

-Lista me muzikantët 30 vjeç e poshtë

Harry Styles – 100 milionë funte

Dua Lipa – 60 milionë funte (të përbashkëta)

Little Mix – 60 milionë funte (të përbashkëta)

Niall Horan – 52 milionë funte

Louis Tomlinson – 48 milionë funte

Liam Payne – 44 milionë funte

Zayn Malik – 36 milionë funte

Sam Smith – 34 milionë funte

Stormzy – 26 milionë funte

Lewis Capaldi – 19 milionë funte/Aleanca.press/