Dy ditët e ardhshme autobusët urban do të jenë pa pagesë

Dy ditët e ardhshme autobusët urban do të jenë pa pagesë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.

Nga kjo komunë kanë inkurajuar qytetarët që sa më shumë të përdorët transporti publik e që sipas tyre është në të mirën e kryeqytetit.

“Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.

Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik”, thuhet në njoftimin e komunës.