Dy të vdekur e mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dy të vdekur e mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy qytetarë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, gjatë këtij intervali kohor janë kryer 7378 testime, prej të cilave, 2 mijë e 29 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Ndërkaq, 751 persona janë shëruar nga virusi.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 999 sosh, kurse në Durrës 119, Shkodër 81, Gjirokastër 79 etj.

Janë 17 mijë e 783 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe dhe një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 226 mijë e 598 raste pozitive, 205 mijë e 560 persona janë shëruar, 17 mijë e 783 janë raste aktive, ndërsa 3 mijë e 255 pacientë kanë humbur jetën./Aleanca.press/