E padëgjuar/ Foshnja 6-muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës

E padëgjuar/ Foshnja 6-muajshe rezulton pozitive pas testit të kokainës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Itali.

Një foshnjë gjashtëmuajshe, e cila u shtrua në spitalin e Padovës pas një hemorragjie cerebrale, ka rezultuar pozitive në testin për kokainë.

Prindërit u morën në pyetje për rastin, pasi sipas dyshimeve të para nga karabinierët, është edhe keqtrajtimi i vogëlushes.

Fëmija, siç raportohet nga media lokale, ishte transferuar me urgjencë në spital pas të vjellave. Në trupin e vogël u vërejtën edhe trauma, shkruajnë mediat italiane.

Ajo që mbetet për t’u sqaruar është nëse e porsalindura ka qenë apo jo viktimë e përdorimit me substanca narkotike nga prindërit e saj, të cilët kanë mundur t’i japin kokainë për t’ia ndalur të qarat.

Prokuroria Publike e Venecias ka hapur aktualisht një dosje hetimi.

Kokaina, sipas ekzaminimeve, nuk ishte gëlltitur nga foshnja, por ishte përthithur nga afërsia.

Gjendja e fëmijës është përmirësuar ditët e fundit./Aleanca.press/