E rëndë: Vdes njëri nga të plagosurit mbrëmë në Lipjan

E rëndë: Vdes njëri nga të plagosurit mbrëmë në Lipjan

Mbrëmë rreth orës 23:40, një rast i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në komunën e Lipjanit në mes të pesë personave, ku dy prej tyre kanë shkrepur me armë zjarri drejt tre personave tjerë, me ç’rast njëri prej tyre si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën, raporton Aleancapress 

Policia e Kosovës, bën të ditur se ngjarja ka ndodhur shkak i një konflikti verbal dhe fizik mes tyre, teksa situata ka marrë përmasa më të rrezikshme, ku janë përdorur edhe armë zjarri drejt tre viktimave.

“Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Viktimat janë dërguar me urgjencë në QKUK, shkak i plagëve të rënda njëri ka humbur jetën. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku ligjor.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.

Dy të dyshuarit lidhur me rastin kanë ikur nga vendi i ngjarjes, rasti tashmë është në procedurë hetimore.