E vodhi e më pas e shiti karrocën e fëmijëve në vlerë të 700 eurove, kapet personi i dyshuar në Mitrovicë të Veriut

E vodhi e më pas e shiti karrocën e fëmijëve në vlerë të 700 eurove, kapet personi i dyshuar në Mitrovicë të Veriut

Vjedhjet që kryhen nëpër shtëpitë private janë shndërruar në një dukuri shqetësuese, duke shkaktuar frikë e pasiguri te qytetarët. Hajnat që ua mësyjnë shtëpive vjedhin gjëra të ndryshme, kryesisht me vlerë, e më pas ato shpesh i shesin te persona të tretë.

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur tri ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, ku një person ka deklaruar në Polici se dikush ka vjedhur karrocën e fëmijës së tij në vlerë të 700 eurove.

Dy ditë pas ngjarjes, Policia ka arritur të kap personin e dyshuar, i cili gjatë intervistimit në stacion policor ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën u arrestua. Ai deklaroi se karrocën ia ka shitur një personi tjetër, i cili po ashtu u intervistua më pas.

Policia ka konfiskuar karrocën e vjedhur dhe ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat ‘Vjedhje’ dhe ‘Blerja, marrja ose fshehja e sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale’.