Ekzekutohen pagesat për 5 mijë e 740 të punësuar, për këto kategori

Ekzekutohen pagesat për 5 mijë e 740 të punësuar, për këto kategori

Sot është ekzekutuar pagesa për 5 mijë e 740 të punësuar, sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike.

Kështu ka njoftuar Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50)”, shkroi Murati në Facebook./Aleanca.press/