Elezaj njofton rreth punimeve për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Klinë

Elezaj njofton rreth punimeve për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Klinë

Kryetari i komunës së Klinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Zenun Elezaj ka bërë të ditur se ndërtimi i stacionit të autobusëve në këtë komunë është afër përfundimit.

Elezaj tha se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e stacionit të autobusëve në Klinë, kërkesë e arsyeshme e qytetarëve dhe premtim i cili po përmbushet.

“Kërkova nga punëkryesi që punimet të vazhdojnë me ritme të shpejta dhe të respektohen afatet kohore të parapara në kontratë”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

 /Aleanca.press/