Elvana Gjata flet për herë të parë për 'Festivalin e Këngës', ku u rendit e dyta

Elvana Gjata flet për herë të parë për 'Festivalin e Këngës', ku u rendit e dyta

Elvana Gjata ishte e ftuar dje në emisionin “NIN” ku foli për herë të parë ka folur në lidhje me “Festivalin e Këngës”, ku ajo u rendit e dyta në garë, vendim ky i cili zgënjeu shumë fansat e saj.

Pritshëmritë kanë qenë të mëdha dhe mua kjo më ka interesuar. Kjo është ajo për të cilën unë jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë dhe që njerëzit në Festival ta duan Elvanën dhe këngët e saj gjithmonë”. Edhe pjesa e votimit nuk është ndonjë risinë festivalet shqiptare. Dua që publiku të përfaqësojë këngën dhe ta mbajë përpjetë vetë, aty ku fitorja është më e madhe dhe ai është çmimi më i madh dhe nuk janë gjëra klishe këto që po ju them”-ka thënë Elvana.

Ndërkaq, e pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse ka pasur ndonjë dorë në ndërhyrjen në radhitje, Elvana tha se nuk kishte dijeni.

Ne fund këngëtarja tha se pavarësisht pozicionimit në vendin e dytë, kjo nuk do ta ndalojë që në të ardhmen të marrë sërish pjesë në të tlla kompeticione.