Emrat e 10 artistëve shqiptarë që ‘fshehen’ pas nofkave

Emrat e 10 artistëve shqiptarë që ‘fshehen’ pas nofkave

Shumë prej artistëve në botën e muzikës kanë hyrë duke i vënë vetë një emër artistik. Këto nofka që i vënë ata vetës kanë arsye të ndryshme, pse ata kanë marrë vendimin për të mos u njohur me emrin e vërtetë në skenën muzikore.

Reperi shqiptar me famë botërore, G4SHI, në gusht të vitit 2019 ka përfomuar në një koncert në Prishtinë, ku pjesëmarrës ishte edhe këngëtarja Dua Lipa, emri i tij i vërtetë është Labinot Gashi, e që reperi në botën e artit ka zgjedhur mbiemrin e tij dhe shkronjën “A” të zëvendësoi me numrin  “4”.

1)Labinot Gashi – G4SHI

 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, nuk e mohon asnjëherë prejardhjen e saj, ajo shpeshherë nëpër intervista tregon origjinën dhe flet për vendet shqiptare, së fundmi ajo vizitoi Shqipërinë më 2 dhjetor të 2019-tës, pas tërmetit që shkatërroi shumë objekte dhe mbeten dhjetëra të vdekur, e që emri i saj i vërtetë është Bleta.

Bebe Rexha: 'I'm bipolar and I'm not ashamed anymore' - BBC News

2)Bleta Rexha - Bebe Rexha

 

Reperi nga Prishtina, Capital T, është mjaft aktiv në rrjete sociale e që kohë pas kohë sjell këngë të reja duke mbajtur aktiv ndjekësit. Emri i vërtetë i reperit është Trim Ademi, e që shkronjën e parë të emrit e ka vendosur në nofkën e tij.

Capital T Lyrics, Songs, and Albums | Genius
3) Trim Ademi – Capital T

 

Po ashtu nga kryeqyteti është edhe reperi Lyrical Son, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi. 37-vjeçari është pjesë e labelit “PINT” që një kohë të gjatë dhe numëron dhjetëra bashkëpunime me artistë të ndryshëm. 

Lyrical Son
4) Festim Arifi – Lyrical Son

 

Tayna, emri i vërtetë i saj është Doruntina Shala. Ajo para tri viteve u bë pjesë e show-bizit shqiptarë me këngën “Columbiana”, e që tani është kthyer në një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjete sociale.

Tayna | Spotify
5) Doruntina Shala – Tayna

 

Këngëtarja, Gili është një ndër emrat më të shquar në skenën muzikore e cila është pjesë e muzikës për shumë gjenerata, e që emri i vërtetë i saj është Fevzije Konjushevci.

Gili ka disa fjalë për djalin e madh
6) Fevzije Konjushevci – Gili

 

Artistja, Baby G, u bë pjesë e skenës muzikore gjatë vitit 2016, emri i vërtetë i saj është Gordana Kingji, e që ishte afër arritjes së marrëveshjes me labelin ndërkombëtarë “SonyMusic”,  por që diçka nuk shkoi mes kompanisë që ishte pjesë asaj kohe dhe ajo u largua.

Albanian singer arrested / Captains with narcotics and in serious condition
7) Gordana Kingji – Baby G

 

Young Zerka është një këngëtar dhe autor këngësh e që muzika e tij identifikohet më shumë e stilit ‘reggae’. Emri i vërtetë i tij është Donald Najtellari.

Young Zerka Lyrics, Songs, and Albums | Genius
8) Donald Najtellari – Young Zerka

 

Këngëtarja, Enca është e njohur për muzikën e stilit ‘pop’, e po ashtu mjaft aktive në rrjete sociale e që shpeshherë provokon ndjekësit me fotografi. Emri i vërtetë i këngëtares është Ruensa Haxhia, e që nofkën e ka marrë nga katër shkronjat e fundit të emrit të saj dhe shkronjën “s” e ka zëvendësuar me “c”.

9) Ruensa Haxhia – Enca

 

Këngëtarja nga Tetova, Big Mama, ka fituar çmime të ndryshme që nga viti 2003 e deri më tani, e që emri i vërtetë i saj është Besjana Kasami, tashmë që një kohë këngëtaren e shohim edhe në rolin e moderatores.

Sexy Mama nga Nju Jorku, ju lë pa mend me sharm (Foto) - Kosova Sot
10) Besjana Kasami – Big Mama

 

Kjo listë ka përfshirë vetëm 10-të artistë, pasi edhe dhjetëra artistë të tjerë janë “fshehur” pas nofkave që i kanë vënë vetës së tyre. Por, që shumicës prej tyre iu dihet emri i vërtetë./Aleanca.press/