Erdogan: I them jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Erdogan: I them jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u ka thënë aleatëve se do t’i thotë jo anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Ne do të vazhdojmë politikën tonë në një mënyrë të vendosur. Ne u kemi thënë aleatëve se do t’i themi jo anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO”, tha ai.

Miratimi i kërkesës së Finlandës dhe Suedisë nga Turqia për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore është vendimtar sepse NATO i merr vendimet me konsensus, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

Secili prej 30 vendeve anëtare ka fuqinë për të vënë veton ndaj një oferte anëtarësimi.

Erdogan ka thënë se kundërshtimi i Turqisë rrjedh nga shqetësimet dhe ankesat e saj të sigurisë me mbështetjen siç e quan ai të perceptuar të Suedisë – dhe në një shkallë më të vogël të Finlandës – për Partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, dhe një grup të armatosur në Siri që Turqia e sheh si një zgjatje të PKK-së.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ishte “i bindur se do të arrijmë në një vendim të shpejtë për të mirëpritur Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me familjen e NATO-s”, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë.

“Ne po trajtojmë shqetësimet që ka shprehur Turqia sepse kur një aleat i rëndësishëm (si) Turqia ngre shqetësime për sigurinë, ngre çështje, atëherë sigurisht e vetmja mënyrë për t’u marrë me këtë është të ulemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët,” deklaroi Stoltenberg./Aleanca.press/