ERLLI DITA, kritikohet sllogani i VV-së i cili u shkrua në një park fëmijësh në Prizren

ERLLI DITA, kritikohet sllogani i VV-së i cili u shkrua në një park fëmijësh në Prizren

Një fotografi e një parku fëmijësh po shpërndahet dhe po kritikohet tej mase në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një park lojërash për fëmijë në qytetin e Prizrenit, ku shihet sllogani i Lëvizjes Vetëvendosje “Erdhi Dita”.

Përveç që në vende të tilla, është e ndaluar çdo llojë thirrje partiake, madje është shtrembëruar edhe gjuha shqipe, ku shkruhet “Erlli Dita”.

Ende askush s’ka marrë përgjegjësi, apo s’ka reaguar nga Komuna e Prizrenit, gjithsesi propaganda të tilla në vende publike, veçmas në ato të cilat shfrytëzojnë fëmijët është e palejueshme./Aleanca.press/