Fejohet Miran Ramadani, publikon foto me partneren

Fejohet Miran Ramadani, publikon foto me partneren

Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, komediani Miran Ramadani është fejuar.

Pas një lidhjeje mjaft të gjatë (të cilën e ka mbajtur goxha mirë sekret), ai i ka dhënë fund (edhe zyrtarisht) beqarisë ditën e djeshme.

Me këtë rast të veçantë, ai për herë të parë na ka njoftuar edhe me partneren e tij, Editën.

Mesa duket tashmë e tutje, pos për videot komike dhe momentet simpatike me gjyshen e tij kaq të pëlqyer, vend në rrjete do ketë edhe për të fejuarën e tij, përkundër se pjesën private, me shumë gjasë ai do të vazhdojë ta mbajë gjithmonë më larg syrit të publikut dhe ekspozimit në rrjete sociale. /Prive.al