Ferizaj/ Një person mashtron bankën, tërheq një shumë të madhe parash me kartelë të një klienti

Ferizaj/ Një person mashtron bankën, tërheq një shumë të madhe parash me kartelë të një klienti

Një menaxher i një banke në Ferizaj ka raportuar dje në Policinë  e Kosovës një rast të mashtrimit që sipas tij ka ndodhur më 17 nëntor.

I njëjti ka deklaruar se një person i dyshuar, pasi kishte keqpërdorur disa dokumente origjinale dhe identitetin e një klienti të bankës, ka arritur që nga llogaria e tij të tërheq një shumë të madhe parash.

Lidhur me këtë ngjarje Policia ka hapur rastin si “mashtrim”./Aleanca.press/