Fillon rregullimi i gypit për disa fshatra të Prishtinës që kanë mbetur pa ujë

Fillon rregullimi i gypit për disa fshatra të Prishtinës që kanë mbetur pa ujë

Disa nga fshatrat e Prishtinës dhe një pjese të Graçanicës iu është ndalur uji tash e disa ditë. Kompania e ujësjellësit ka bërë të ditur se ka nisur të shtunën ndërtimin e linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, për t’i mundësuar furnizimin me ujë kësaj pjese të kryeqytetit.

Sipas kompanisë, ky gyp duhej të ndërtohej dy muaj më vonë, por dëmtimet e shpeshta nga faktori njeri dhe jo vetëm, i detyruan ata të intervenojnë më herët.

“Të nderuar konsumatorë të fshatit Kishnicë, gjysma e fshatit Badoc , Shushicë, Shashkovc dhe një pjesë e vogël Graçanicës, ju njoftojmë se që nga dita e djeshme ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit të ujësjellësit janë duke punuar në realizimin e ndërtimit të linjës së re, gypit me gjatësi prej 130 metra, pasi që sanimi i tij ka qenë i parealizueshëm për shkak të dëmtimit të shpeshtë si pasojë faktorit njeri, hedhja e pakontrolluar e materialeve inerte deri në 10 metra ngarkesë sipër gypit, dhe kjo si pasojë e neglizhencës së organeve lokale hedhja e materialeve ështe bërë pa kontroll. Pavarësisht se kishim këtë projekt të planifikuar, dëmtimet e shpeshta na detyruan që, dy muaj më herët të dalim me ekipet tona për të sanuar gjendjen aty. Këto zona janë pa ujë qe disa ditë, deri në ndërtimin e kësaj linje të re, e cila do u mundësojë furnizim me ujë pa probleme infrastrukturore, zonave të lartcekura”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Kompania në fund ka treguar se furnizimi me ujë nuk do të kthehet derisa të përfundojnë punët për linjën e re./Aleanca.press/