Fitim i ‘çmendur’, ja sa ka fituar Joshua në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit

Fitim i ‘çmendur’, ja sa ka fituar Joshua në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit

Boksieri i peshave të rënda, Anthony Joshua këtë vikend do fitojë milionat në betejën e radhës.

 

Kampioni i Botës do mundohet të mbrojë titujt në përballje ndaj të pamposhturit Olesandr Usyk në “Tottenham Stadium”, transmeton lajmi.net.

Joshua ka nënshkruar marrëveshjen për përballjen ndaj Usyk këtë të shtunë, ku do fitojë hiq më pak se 30 milionë funte.

Sidoqoftë, sa ka fituar Joshua në 11 betejat e fundit? SunSport ka përpiluar listën me 10 boksierët e fundit që Joshua është përballur dhe sa ka qenë fitimi.

Dillian Whyte – dhjetor 2015 (3 milionë funte)

Anthony Joshua fitoi për herë të parë milionat në një betejë ku u përball me Whyte.

Ndeshja nuk ishte aq e vështirë për të, ku e nokautoi kundërshtarin në raundin e shtatë.

Charles Martin – prill 2016 (5 milionë funte)

Joshua pastaj u përball me të pamposhturin Martin, ku mori 66 për qind më shumë fitim, pra arkëtoi rreth 5 milionë funte.

Pas vetëm dy raunde, Joshua nokautoi Martin dhe mori titullin e IBF.

Dominic Breazeale – qershor 2016 (4.5 milionë funte)  

Pavarësisht që ishte kampion, Joshua pranoi ta mbrojë titullin edhe pse do fitonte 11 për qind më pak ndaj Martin.

Fituesi i medaljes së artë olimpike e mbrojti titullin në mënyrë fenomenale duke ndalur amerikanin në raundin e shtatë.

Eric Molina – dhjetor 2016 (5 milionë funte) 

Joshua fitoi disa milionë euro edhe në garën për titull ndaj Molinas.

Sikur ndaj Prince, Joshua e përfundoi ndeshjen brenda vetëm tre raundeve.

Wladimir Klitschko – prill 2017 (15 milionë funte)

Kjo ishte atë kohë vlera më e lartë që fitoi Joshua ndaj favorit të tifozëve, Wladimir Klitschko.

Joshua fitoi përballjen në raundin e 11-të, ku pastaj mori rreth 15 milionë funte.

Carlos Takam – tetor 2017 (10 milionë funte) 

Ndeshja e radhës ku edhe u bë kampion i botës i padiskutueshëm, Joshua e vazhdoi ndaj Takam.

Sidoqoftë, arriti ta nokautoi francezin në raundin e 10-të.

Josep Parker – mars 2018 (16 milionë funte) 

Joshua mori rritje rreth 60 për qind ku u përball ndaj kampionit të ËBO, Joseph Parker.

Por, për herë të parë në karrierë Joshua iu deshtë të luftojë deri në fund për fitore.

Alexander Povetkin – shtator 2018 (20 milionë funte)

25 për qind rritje nga ndeshja e fundit, Joshua u rikthye në “Wembley” për t’u përballur me ish kampionin e botës, Alexander Povetkin.

Sidoqoftë, në raundin e shtatë, Joshua e nukatoi rusin.

Andy Ruiz – qershor 2019 (20 milionë euro)

Kjo ishte ndeshja më befasuese, ku Andy Ruiz arriti çuditërisht ta nokautoi Joshuan qysh në raundin e shtatë dhe për një kohë u shpall kampion i Botës.

Andy Ruiz – dhjetor 2019 (66 milionë funte)

Ndeshja më e madhe e karrierës për Joshua ishte rimetchi ndaj Ruiz në Arabinë Saudite.

Beteja ishte e baraspeshuar dhe në fund gjyqtarët i dhanë fitoren Joshuas.

Kubrat Pulev – dhjetor 2020 (10 milionë funte)

Joshua pastaj pranoi zbritje prej 56 milionë funte në krahasim me ndeshjen e fundit, që të përballet me bullgarin Kubrat Pulev.

AJ e nokautoi në raundin e shtatë për herë të dytë, ngase e kishte mposhtur edhe në tetorin e vitit 2017.

Ndërkohë, flitet që vitin tjetër Joshua do përballet me Mike Tyson, betejë që do vlejë 200 milionë euro.