Fitore Pacolli thyen heshtjen zgjedhore

Fitore Pacolli thyen heshtjen zgjedhore

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke dhënë detaje që sipas saj “LVV po fiton”, në disa nga komunat e Kosovës.

Ajo ka filluar me kryeqytetin duke shkruar “në Prishtinë jemi kampion, vazhdojmë edhe pak… dhe tani”.

Pacolli edhe për Komunën e Gjakovës ka parashikuar fitore “Gjakova po bëhet e kuqe”.

Edhe në “Gjilan tashmë jemi të parët”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Pacolli fitore ka parashikuar edhe në Prizren dhe Besjanë”

“Prizreni edhe 4 … vazhdojmë” duke shtuar se edhe “në Besianë po vazhdojmë”./Aleanca.press/