FOL: Këshilli Prokurorial dhe Prokuroria realizuan planin e punës

FOL: Këshilli Prokurorial dhe Prokuroria realizuan planin e punës

Lëvizja FOL ka publikuar raportin i cili tregon sa është realizuar plani i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Prokurorit të Shtetit, për vitin 2020.

Të gjeturat tregojnë se këto dy institucione kanë arritur në mënyrë te konsiderueshme të realizojnë objektivat e caktuara.

Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL, në një tryeze të organizuar për publikimin e këtij raporti, tha se të dhënat tregojnë se nga 177 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen në planin e punës së KPK-së të vitit 2020, ky institucion ka arritur të përmbushë 143 prej tyre. Ndërsa 34 aktivitete të tjera nuk kishin arritur të finalizoheshin brenda kohës se paraparë në këtë plan.

Ndërsa, sa i përket Prokurorit të Shtetit, nga 32 aktivitete të parapara janë realizuar 31 prej tyre.